Shërbimi hekurudhor u ndërpre kur një breshkë 50-kilogramëshe u vendosë në shina NULL NULL 03.08.2022 16:02 03.08.2022 16:02 Shërbimi hekurudhor në Angli u ndërpre kur një breshkë 50-kilogramëshe u end në shinat e trenit. Network Rail Anglia tha se tre shërbime treni u prekën të hënën kur një breshkë gjigante afrikane u fut në shinat pranë stacionit të Harling Road në zonën e Kembrixhit dhe vendosi të qëndrojë aty. Zyrtarët hekurudhorë thanë se breshka, e quajtur Clyde, ishte prerë nga një tren, por pësoi vetëm lëndime të lehta. Kafsha shtëpiake e arratisur do të kthehet në shtëpinë e saj, thanë nga Network Rail Anglia, transmeton Klan Kosova.