Shënuesit më të mirë në Art Motion Superligë NULL NULL 26.12.2021 12:40 26.12.2021 12:40 Stinori vjeshtor në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll solli shumë përballje interesante, kurse më ‘nxehtë’ pritet në stinorin pranveror, ku do të vendoset gjithçka. Shënuesi më i mirë i stinorit vjeshtor është Dardan Berisha i Pejës me 24.1 pikëve për ndeshje, duke qenë lojtari kryesor në skuadrën pejane në elitën e basketbollit të Kosovës. Ai pasohet nga dy basketbollistët e Prizrenit 16, Courtney Fells dhe Ivan Koljeviq, me nga 21.6, përkatësisht 21.3 pikëve për ndeshje. Organizatori i Dritës, Marcus Meyers është në vendin e katërt me 21.3 pikëve për ndeshje, kurse Stephen Maxëell, i Pejës përmbyll pesëshen më të mirë me 19 pikë për ndeshje. Top 5 shënuesit Dardan Berisha (Peja) 24.1 Courtney Fells (Prizreni 16) 21.6 Ivan Koljeviq (Prizreni 16) 21.3 Marcus Meyers (Drita) 20.6 Stephen Maxëell (Peja) 19.0