Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Shënjestër ishte i plagosuri”, si ndodhi atentati në Shkodër? (VIDEO) 

NULL NULL
08.09.2025 13:33
Gazetari Ergys Kavaja, përmes një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova
Gazetari Ergys Kavaja, përmes një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, një atentat i rëndë ndodhi në qendër të Shkodrës, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimat janë identifikuar si Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa një prej të plagosurve, i cili dyshohet të ketë qenë edhe shënjestra e sulmit, është Erogen Vaso.

Autori i dyshuar i këtij krimi është arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pak pas krimit.

Gazetari Ergys Kavaja, përmes një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, dha detaje të reja lidhur me atentatin.

“Njëri prej tyre ishte duke konsumuar kafen e mëngjesit kur ndodhi ngjarja. Sipas grupit hetimor të Shkodrës, dyshohet se në shënjestër ishte Erogen Vaso, i cili aktualisht ndodhet i shtrirë në Spitalin e Shkodrës”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë e lënduar nga rasti ka mbetur edhe kamarierja Meri Kaceri 25 vjeçe, e cila është në gjendje stabile.

 

 

 

lajme të ngjashme