Shenjat se ju jeni shtatzënë NULL NULL 11.11.2018 09:25 11.11.2018 09:25 Kohë më parë konfirmimi i një shtatzënie nuk ishte aq i lehtë sa në ditët e sotme. Tani mënyra më e thjeshtë është testi i shtatzënisë, por para se të vijmë tek ai hap ekzistojnë disa shenja paralajmëruese që jeni shtatzënë, njofton Klan Kosova. Shenja e parë është lodhja e tepër madje edhe nëse nuk bëni asgjë, ndryshimi në gjoks, ndjeshmëri e lehtë e nuhatjes, urinimi i shpeshtë, kokëdhimbje, gazra, ndryshim i humorit e shumë të tjera. Të gjitha këto shenja paralajmëruese vijnë nga ndryshimet hormonale që ndodhin kur mbesni shtatzënë.