Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shenjat e depresionit

NULL NULL
15.10.2015 14:45

Depresioni është një sëmundje shqetësuese, si për personin që vuan nga ajo, por edhe për ata që e rrethojnë atë individ.

Në të shumtën e rasteve shkaqet e tij janë rrallë herë të identifikueshme dhe të shumta në numër, por personi që vuan nga depresioni konsideron se është i dobët dhe dështak.

Është sëmundje shumë komplekse e lidhur me faktorë biologjikë, ambientalë, gjenetikë dhe psikologjikë.

Në bazë të spitalit Mayo Clinic transmeton Klan Kosova, në definicionin më të thjeshtë depresioni është çrregullim i trurit. Zonat e trurit që përfshihen nga depresioni janë amygdala, talamusi dhe hipotalamusi. Amigdala lidhet me emocionet si zemërimi, frika dhe keqardhja. Studimet tregojnë se kur amygdala ka aktivitet të lartë, personi është i mërzitur dhe i dëshpëruar.

Ftohtësia

Kur një person është i dëshpëruar, ata shpesh e refuzojnë shoqërimin nga të tjerët. Nuk bëjnë plane dhe zakonisht ia anulojnë ato në minutën e fundit. Kanë gjithnjë e më pak kontakte me familjarët dhe janë shumë pesimistë.

Humbje të interesit

Të humbësh interesin në gjërat që dikur i bëje, është një problem i madh. Kjo do të thotë se aktivitetet në të cilat gjeje kënaqësi s’ju plotësojnë më. Kjo është e dhimbshme si për personin që e vuan depresionin, por po ashtu edhe për njerëzit që kujdesen për të.

Luhatje të disponimit

Disbalanci i kemikaleve të trurit ndikon në luhatjen e disponimit. Një person i dëshpëruar mund të kalojë nga i lumtur në lot për një kohë të shkurtër.

Ndryshimet në apetit

Sa i përket ushqimit, personat që janë në depresion ndahen në dysh: ata që hanë shumë nga depresioni dhe ata që nuk hanë fare. Por gjithsesi, ndryshimet në apetit janë shenjë e qartë e depresionit.

Ide për vetëvrasje

Mendimet për ta vrarë veten janë shpesh herë të pranishme te personat që vuajnë nga depresioni. Lufta me veten i bën këta individë që të dëshirojnë vdekjen dhe shpesh e projektojnë vetëvrasjen.

 

lajme të ngjashme