Shëndeti i Lamar Odom po përmirësohet NULL NULL 16.10.2015 18:50 16.10.2015 18:50 Gjendja shëndetësore e basketbollistit Lamar Odom është përmirësuar në një mënyre jashtëzakonisht të rëndësishme, transmeton Klan Kosova. Burimet afër kësaj situate kanë thënë se testet e zemrës së Lamar mëngjesin e së premtes kanë zbuluar se funksioni i zemrës së tij është “shumë më i mirë”. Mjekët i kanë thënë familjes dhe shoqërisë së Lamar se kjo është shenjë e mirë e përmirësimit, meqë organi kritik po përgjigjet. Ata po ashtu kanë kërkuar “qetësi” në dhomën e tij, sepse nuk duan që ai të nxitet, meqë sipas tyre jo-stimulimi promovon shërimin. Për këtë shkak, mjekët kanë urdhëruar që praktikisht askush të mos ketë qasje në dhomën e tij. Por bëhet e ditur se bashkëshortja e tij me dokumente, Khloe Kardashian, është ende pranë shtratit të Lamar.