Shembja e çatisë së stacionit hekurudhor, Serbia arreston 11 persona NULL NULL 21.11.2024 09:43 21.11.2024 09:43 Një oficer policie siguron perimetrin e një stacioni hekurudhor, ku njerëzit vdiqën kur një pjesë e çatisë u shemb, në Novi Sad, Serbi, 2 nëntor 2024. REUTERS/Marko Djurica Zyra e Prokurorit të Lartë në qytetin serb të Novi Sadit tha të enjten se 11 persona u arrestuan në lidhje me shembjen e çatisë së një stacioni hekurudhor në fillim të këtij muaji që la 15 të vdekur. Çatia e rinovuar së fundmi e stacionit në qytetin verior u shemb më 1 nëntor duke lënë të vdekur 14 persona në atë kohë dhe duke lënduar tre të tjerë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Të dielën një nga të lënduar ka ndërruar jetë, duke e çuar numrin total të viktimave në 15. Një ditë më parë, Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme në këtë vend, Tomislav Momiroviq është dorëhequr për shkak të kësaj tragjedie, transmeton Klankosova.tv Tragjedia në stacionin hekurudhor në Novi Sad, dorëhiqet ministri serb