Shembet ura në qytetin Patras të Greqisë, një i vdekur dhe tetë të lënduar NULL NULL 23.07.2023 15:22 23.07.2023 15:22 Greqi Një pjesë e një ure u shemb të dielën në Patras, qyteti i tretë më i madh i Greqisë, duke vrarë një person dhe duke plagosur tetë, tha brigada e zjarrfikësve. Ekipet e shpëtimit të zjarrfikësve ishin në vendngjarje për të nxjerrë çdo person të bllokuar, tha zëdhënësi i brigadës së zjarrfikësve, Ioannis Artopoios. Një pjesë u shndërruar në pllaka betoni të thyera dhe shufra metalike, dhjetëra shpëtimtarë po punojnë në vend të ngjarjes. Një tjetër zyrtar i zjarrfikësve tha se ura ishte mbyllur javën e kaluar për shkak të punimeve të rindërtimit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.