Shembet dheu rrugës për te Liqeni i Badocit, njëra korsi e bllokuar (FOTO/VIDEO) NULL NULL 02.04.2025 20:47 02.04.2025 20:47 Rruga nacionale Prishtinë – Gjilan është bllokuar në njërën anë si pasojë e shembjes së dheut. Gazetarja e Klan Kosovës, Diellza Berisha, po qëndron në vend të ngjarjes. Ekipet policore i kanë thënë ekipit të Klanit se në vend të ngjarjes po qëndrojnë që nga ora 21:00 e natës së mbrëmshme. Policia ka thënë po ashtu se të gjitha veturat po qarkullojnë në këtë aks, pasi dheu ka zënë vetëm një pjesë të rrugës dhe për këtë arsye ekipet policore kanë qëndruar vazhdimisht aty në mënyrë që të mos krijohet kaos në komunikacion. Vendi ku është shembur dheu është te Liqeni i Badocit. Më poshtë gjeni pamjet nga vendi i ngjarjes: