Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shell zbulon rezerva të konsiderueshme të naftës në Shqipëri

NULL NULL
25.05.2019 09:07

Kompania e naftës ‘Shell Upstream Albania B.V.’ ka bërë të ditur se duke u bazuar në testimet fillestare, ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të naftës në Shqipërinë qendrore.

Shell ka treguar se është gjetur një rrjedhë prej së cilës mund të nxirren mijëra litra naftë në ditë, por tani ka mbetur vetëm të përcaktohet kualiteti i lëndës së parë, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Jemi të kënaqur që këto teste fillestare kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe tani presim që të rritet biznesi ynë në Shqipëri”, ka thënë Marc Gerrits, i cili është zëvendës-shef ekzekutiv i zbulimit në Shell.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.