Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shehan Karunatilaka fiton çmimin Booker me satirën “Shtatë hënat e Maali Almeidës”

NULL NULL
18.10.2022 08:57

“Shtatë hënat e Maali Almeidës” nga Shehan Karunatilaka, një satirë e mbinatyrshme e vendosur në mes të një lufte civile vrastare në Sri Lanka, ka fituar çmimin Booker.

Romani i shkrimtarit nga Sri Lanka ka të bëjë me një fotograf që zgjohet i vdekur, me një javë për t’u kërkuar miqve të tij të gjejnë fotot e tij dhe të ekspozojnë brutalitetin e luftës.

Camilla, bashkëshortja e Mbretit Çarl III, prezantoi çmimin dhe autori tha se ishte “një nder dhe privilegj” të ishte në listën e ngushtë.

Çmimi prestigjioz prej 57 mijë e 546 euro për një vepër të vetme artistike të botuar në Mbretërinë e Bashkuar në anglisht, u jep gjithashtu pesë shkrimtarëve të tjerë në listën e ngushtë nga 2 mijë e 876 euro secilit.

Shkrimtari tha se ai vendosi në vitin 2009 të shkruante “një histori fantazmë ku të vdekurit mund të ofronin perspektivën e tyre” pas përfundimit të luftës civile në Sri Lanka, “kur pati një debat të ndezur se sa civilë vdiqën dhe faji i kujt ishte”.

lajme të ngjashme