Shefja e fushatës së Harrisit shprehet optimiste pavarësisht garës së ngushtë NULL NULL 06.11.2024 05:55 06.11.2024 05:55 Shefja e fushatës së Kamala Harrisit, Jen O’Malley Dillon, është shprehur optimiste që Harrisi edhe e ka një rrugë drejt triumfit. Harris, kandidate demokrate, po kandidon për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ngushtësia e garës është saktësisht ajo për të cilën ne u përgatitëm”, ka thënë ajo në një email për stafin. “Përderisa kemi vazhduar t’i shohim të dhënat nga shtetet e Brezit të Diellit, ne e kemi ditur gjatë gjithë kohës që rruga jonë më e qartë drejt 270 votave elektorale qëndron te shtetet e Murit të Kaltër”. “Dhe ne ndihemi mirë me atë që po e shohim”.