Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shefi i United Airlines nuk jep dorëheqje

NULL NULL
12.04.2017 16:42

Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore United Airlines, Oscar Munoz, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje pas reagimeve eksplozive ndaj videos së pasagjerit që bërtiste tek po zvarritej jashtë aeroplanit.

“Jo nuk do të jap dorëheqje. Jam punësuar që ta bëj Unitedin më të mirë, dhe jemi duke e bërë këtë, e kjo do të jetë ajo se çfarë do të vazhdojmë të bëjmë”, tha Munzo për emisionin Good Morning America të ABC-së.

Munoz ka thënë se ndjeu turp dhe u betua që nuk do të ndodhë kurrë më ndaj një pasagjeri të ulur në një nga aeroplanët e tyre të stërmbushur, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Shefi i këtij aviacioni tha se pasagjeri në fjalë, David Dao, e meriton “sigurisht një kërkimfalje”

Kjo vjen pasi që ai në fillim e kishte përshkruar zotëri Daon si “problematik dhe agresiv”.

lajme të ngjashme