Shefi i OKB-së kërkon të zbatohet marrëveshja e armëpushimit në Gaza NULL NULL 12.02.2025 10:46 12.02.2025 10:46 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka kërkuar Izraelit dhe Hamasit të sigurojnë që marrëveshja e armëpushimit do të vazhdojë të zbatohet. Ai ka bërë thirrje që Hamasi të lirojë të gjitha pengjet, dhe të rifillojnë negociatat serioze në Doha për fazën e dytë. Deklarata e Guterres u lexua nga zëdhënësi i OKB-së Rolando Gomez në një konferencë shtypi në Gjenevë të martën. “Ne duhet të shmangim me çdo kusht rifillimin e armiqësive në Gaza”, lexoi Gomez, duke shtuar se kjo rezulton në “tragjedi të madhe”. Gomez tha gjithashtu se prioriteti i OKB-së ishte dërgimi i ndihmës në Gaza, e cila vazhdon të jetë një “nevojë e madhe”.