SHBA thërret për pauzë në vaksinën Johnson&Johnson, shkak rastet e mpiksjeve të gjakut NULL NULL 13.04.2021 15:52 13.04.2021 15:52 Administrata e Ushqimit dhe Barnave bashkë me Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka bërë thirrje për pauzë të menjëhershme të vaksinës së kompanisë Johnson&Johnson. Kërkesa për pauzë erdhi pasi që gjashtë persona të vaksinuar kishin zhvilluar çrregullim të rrallë që përfshin mpiksjen e gjakut brenda dy javësh nga vaksinimi, raporton New York Times, transmeton Klan Kosova. Gjashtë të vaksinuarat ishin gra mes moshës 18 dhe 48 vjeç. Mes këtyre, një grua ka vdekur dhe një tjetër është në gjendje kritike për jetë. Por, ekspertët edhe pse i konsiderojnë këto efekte anësore si të rralla, ata do të rekomandojnë ndërprerjen e administrimin e vaksinës Johnson&Johnson deri sa shkencëtarët e AUB-s dhe QKPS ta mësojnë arsyen e këtyre efekteve anësore. ”Tani për tani këto ngjarje anësore duket se janë jashtëzakonisht të rralla”, tha Dr.Anne Schuchat nënkryetarja e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Sipas të dhënave të QKPS në SHBA janë vaksinuar 9 milionë persona me Johnson&Johnson. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.