Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA-të thonë se janë gati të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

NULL NULL
30.04.2025 20:54

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se Uashingtoni është “gati të nënshkruajë” një marrëveshje për mineralet me Ukrainën.

Në një mbledhje të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump u pyet nga një gazetar në lidhje me marrëveshjen, të cilën ai më pas ia drejtoi Bessentit.

“Pala jonë është gati të nënshkruajë”, tha Bessent, duke shtuar se ukrainasit kishin “vendosur mbrëmë të bënin disa ndryshime të minutës së fundit”.

Ai shtoi:Jemi të sigurt se do ta rishqyrtojnë këtë dhe ne jemi gati të nënshkruajmë pasdite.

Ndërkaq, Bessent tha se asgjë nuk është hequr nga marrëveshja. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme