Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA: S’ka dëshmi të planifikimit serioz për sulmin izraelit në Rafah

NULL NULL
08.02.2024 20:01
Rafah
Rafah

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi se çdo sulm ushtarak izraelit në Rafah me pak ose aspak planifikim do të ishte një “katastrofë”.

“Ne nuk do ta mbështesim ndërmarrjen e diçkaje të tillë pa një planifikim serioz dhe të besueshëm pasi ka të bëjë me më shumë se një milion njerëz që janë strehuar atje, si dhe pa marrë parasysh ndikimet në ndihmën humanitare dhe largimin e sigurt të shtetasve të huaj”, tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Netanyahu ka thënë se Izraeli tani planifikon të sulmojë Rafah, pasi ka shkatërruar zona si Khan Younis dhe qytetin e Gazës.

lajme të ngjashme