Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA promovon Ylli Maliqin (VIDEO)

NULL NULL
26.04.2016 10:41

Në një kampanjë që është duke realizuar SHBA për shëndet dhe fitnes “Sport With Us”, shfaqen fytyrat më të njohura të sportit amerikan, por pjesë e saj janë bërë edhe sportistë nga Kosova.

Është kikboksieri Ylli Maliqi, suksesi dhe puna e të cilit është promovuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ku ai shihet të jetë intervistuar e të ketë folur për punën dhe suksesin e tij.

Yll Maliqi bartë brezin e kampionit të botës në kikboks që e ka fituar një muaj më pare, ndërsa ka qenë ndër të parët garues që ka ngritur flamurin e Kosovës, nëpër garat ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë, njofton Klan Kosova.

Intrvistën e plotë të Maliqit mund ta shikoni: KËTU

lajme të ngjashme