ShBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, tha Departamenti i Shtetit në përgjigje të komenteve të Macron NULL NULL 27.02.2024 20:11 27.02.2024 20:11 Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller. Foto nga arkivi / AP Departamenti amerikan i Shtetit përsëriti se presidenti Joe Biden ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane për të luftuar në Ukrainë. Kjo në përgjigje të presidentit francez Emmanuel Macron që tha se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë “nuk mund të përjashtohet”. “Sigurisht, çdo vend është i lirë të flasë për interesin e vet, por përveçse presidenti e bëri të qartë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka përjashtuar çdo trupë të NATO-s që të luftojë në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në një konferencë për shtyp. Ai gjithashtu i bëri thirrje Kongresit të miratojë fonde shtesë për ndihmën vdekjeprurëse për Ukrainën. “Ne mendojmë se rruga drejt fitores për Ukrainën tani është në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara”, tha Miller, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.