ShBA: Nëna dyshohet se ka vrarë me thikë tre fëmijët e saj NULL NULL 28.06.2022 08:52 28.06.2022 08:52 Një grua dyshohet se ka vrarë me thikë tre fëmijët e saj. Ngjarja tragjike raportohet se ka ndodhur në Georgia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave amerikane raportohet se rasti ka ndodhur kur në banesë kishte rënë një zjarr. Zjarrfikësit gjatë intervenimit brenda banesës gjetën shtatë fëmijë brenda, dy prej të cilëve të vdekur. Ndërkaq i treti vdiq në spital. Viktimat ishin të moshës 9 muajshe, tre vjeç dhe pesë vjeç. 40 vjeçarja është arrestuar nga policia dhe po mbahet në paraburgim, me akuzën për vrasje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025