ShBA me ultimatum për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë? (VIDEO) NULL NULL 20.01.2026 08:22 20.01.2026 08:22 Eksperti i politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janiq, ka thënë që në mars ose prill Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paraqesin një dokument për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë deklaratë, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, e komentoi eksperti i sigurisë, Bedri Elezi. Ai tha se për këtë dokument, ka informacione edhe në Kosovë, teksa shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin dokumentin të cilin, sipas Elezit, do t’ia ofrojë Serbisë për njohjen e Republikës së Kosovës, në mënyrë që shteti serb të mbështetet në planet e tij integrues, transmeton Klankosova.tv. “Edhe ne kemi informacione që ShBA-ja po përgatit një dokument të cilin do të ia ofrojë Serbisë për njohjen e Republikës së Kosovës, në mënyrë që Serbia të mbështetet në planet e saj integruese që kanë të bëjnë me angazhimet në integrimin e organizatave të Bashkimit Evropian, apo NATO”, tha Elezi. Për njohjen e Kosovës, Elezi shtoi se tensionit në Serbi do të jenë të pashmangshme.