Momente prekëse në Kroaci: Zbulohet pllakë për kosovarët që vdiqën në aksident, përlotet Elijona NULL NULL 23.07.2026 14:31 23.07.2026 14:31 Në Sllavonski Brod të Kroacisë është zbuluar pllaka përkujtimore në nderim të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik rrugor të 25 korrikut 2021, ku humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës. Ceremonia u organizua nën përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, ndërsa morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Kroacisë, familjarë të viktimave dhe qytetarë të shumtë. E pranishme në ceremoninë përkujtimore ishte edhe finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, e cila u pa e përlotur gjatë zbulimit të pllakës përkujtimore. Ajo në aksidentin tragjik të vitit 2021 kishte humbur nënën dhe motrën e saj, shkruan Klankosova.tv Aksidenti i 25 korrikut 2021 në Sllavonski Brod ishte një nga tragjeditë më të rënda që preku qytetarët e Kosovës në Kroaci. Në të humbën jetën dhjetë persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan. Në fund të ceremonisë, autoritetet kroate përcollën mesazh solidariteti për familjet e viktimave, duke theksuar se pllaka do të mbetet një kujtim i përhershëm për jetët e humbura.