SHBA-ja regjistron numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga COVID-19 NULL NULL 10.12.2020 12:17 10.12.2020 12:17 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 3.054 vdekje të lidhura me COVID-19 në një ditë të vetme – totali më i lartë kudo që nga fillimi i pandemisë. Rekordi i mëparshëm njëditor ishte 2,769 më 7 maj. Më shumë se 106,000 njerëz janë në spital me koronavirus, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. SHBA mbetet vendi më i prekur në botë me më shumë se 15 milionë raste të regjistruara dhe mbi 289,000 vdekje.