ShBA-ja fut në listë të zezë naftën serbe NULL NULL 10.01.2025 17:02 10.01.2025 17:02 Foto: Shutterstock Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e ka futur nën sanksione ndërmarrjen NIS të Serbisë. Në Urdhrin e ri Ekzekutiv, sanksionimi ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS) thuhet se ka të bëjë me faktin se e njëjta është në pronësi të Gazpromit të Rusisë, raporton Klankosova.tv. DATh njoftoi se ka ndërmarrë veprime gjithëpërfshirëse për të përmbushur angazhimin e G7 për të reduktuar të ardhurat ruse nga energjia, duke përfshirë bllokimin e dy prodhuesve kryesorë rusë të naftës. Në njoftim thuhet se veprimet e sotme vendosin gjithashtu sanksione ndaj një numri të paprecedentë të anijeve transportuese të naftës, shumë prej të cilave janë pjesë e “flotës hije”, tregtarëve të errët të naftës ruse, ofruesve të shërbimeve të fushës së naftës me bazë në Rusi dhe zyrtarëve rusë të energjisë. “Veprimet e sotme mbështeten nga nxjerrja e një vendimi të ri që autorizon sanksione në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14024 kundër personave që operojnë ose kanë operuar në sektorin energjetik të ekonomisë së Federatës Ruse. Këto veprime rrisin ndjeshëm rreziqet e sanksioneve që lidhen me tregtinë ruse të naftës”, u tha në njoftim. Në vendim thuhet se NIS-i serb rrezikon edhe sanksione dytësore. Po ashtu, në njoftim u tha se edhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu do të ndërmarrë veprime sot, duke iu bashkuar Thesarit amerikan në sanksionimin e dy prodhuesve kryesorë rusë të naftës. /Klankosova.tv