ShBA-ja e sulmon me helikopter një udhëheqës të lartë të ISIS NULL NULL 17.04.2023 14:47 17.04.2023 14:47 helikopter Komanda Qendrore e SHBA-së tha se forcat e saj e shënjestruan dhe kanë gjasa të vrasin një udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik. Për të cilin thuhet se ishte i përfshirë në “planifikimin e sulmeve terroriste në Lindjen e Mesme dhe Evropë” në orët e para të së hënës. Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së thanë se e kanw kryer sulmin e njëanshëm të helikopterit në Sirinë veriore, duke rezultuar në vdekjen e mundshme të liderit të shtetit islamik. Po ashtu, u tha se dy persona të tjerë të armatosur u vranë. Trupat amerikane dhe civilët nuk u plagosën nga sulmi dhe as helikopterët amerikanë nuk u dëmtuan, tha Komanda Qendrore, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.