SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë NULL NULL 29.10.2025 16:02 29.10.2025 16:02 Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun. Veç tij, edhe anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq, është larguar nga kjo listë. Kështu njoftoi Departamenti i Thesarit, raporton Rel, transmeton Klankosova.tv Sipas njoftimit, nga lista e zezë janë hequr dhe anëtarët e familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë. Dodiku ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe./Klankosova.tv