Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

SHBA: Gjasat e vdekjes nga mbidoza më të mëdha se sa nga aksidentet

NULL NULL
15.01.2019 09:30

Për herë të parë shanset për të vdekur nga një mbidozë aksidentale me opioidë në Shtetet e Bashkuara tani janë më të mëdha se ato të vdekjes në një aksident automobilistik.

Këto të dhëna janë publikuar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i cili ka analizuar statistikat e dëmtimeve dhe të fataliteteve nga viti 2017.

NSC gjithashtu zbuloi se shanset e vdekjes nga mbidoza ishin më të mëdha se rreziku i vdekjes nga rënia, incidentet të këmbësorëve, mbytja dhe zjarri.

Sipas NSC shanset për të vdekur nga një mbidozë aksidentale me opioid ishin 1 në 96. Për aksidentet e automjeteve motorike shanset ishin 1 në 103 dhe 1 në 114 për rënie.

“Shumë njerëz ende besojnë se kriza e opiumit është abstrakte dhe nuk do të ndikojë tek ata. Shumë ende nuk e shohin atë si një kërcënim të madh për ta apo për familjen e tyre” ka thënë tha Maureen Vogel, zëdhënëse e Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

“Këto të dhëna tregojnë rëndësinë e krizës. Ne kemi njohur për disa kohë që mbidoza me opioid është një vrasës i përditshëm”.

lajme të ngjashme