Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA fuqizon Ukrainën me informacione për sulme energjetike në Rusi

NULL NULL
02.10.2025 08:10
Foto nga Reuters
Foto nga Reuters

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ofrojnë Ukrainës informacion inteligjent për objektivat e infrastrukturës energjetike me rreze të gjatë në territorin e Rusisë, njoftuan të mërkurën dy zyrtarë amerikanë për Reuters.

Gjithashtu, ShBA po kërkon nga aleatët e NATO-s të ofrojnë mbështetje të ngjashme në këtë drejtim, thanë zyrtarët, duke konfirmuar raportimin e parë të Wall Street Journal, transmeton Klankosova.tv.

Ky vendim është ndryshimi i parë i politikës që presidenti Donald Trump e ka miratuar, pas ashpërsimit të qëndrimeve të tij ndaj Rusisë në javët e fundit, me synimin për të dhënë fund luftës më shumë se trevjeçare të Moskës në Ukrainë.

ShBA po shqyrton edhe kërkesën e Ukrainës për raketa me rreze të gjatë Tomahawk, të cilat mund të përdoren në sulme të tilla.

lajme të ngjashme