Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShBA: Bajram Qerkini ishte frymëzim, zë i mijëra familjeve të personave të zhdukur

NULL NULL
25.02.2025 15:34

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e drejtorit të Qendrës Burimore për Personat e Zhdukur, Bajram Qerkinit.

Ata e quajtën Qerkinin frymëzim pasi u bë zë i familjarëve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe kolegët e Bajram Qerkinit”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.

“Zëri që ua dha mijëra familjeve që po kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë për më të dashurit e tyre të zhdukur ishte frymëzuese”..

lajme të ngjashme