Sharapova: Dua të luaj sërish NULL NULL 10.03.2016 12:00 10.03.2016 12:00 Tenistja ruse ka thënë se nuk e ka ndërmend që ta braktisë sportin e bardhë, megjithëse ditë më parë e pranoi se ka dalë pozitive në testin doping. Pak ditë pas deklaratës shokuese ku pranoi se rezultoi pozitive me doping, ish numri 1 i botës në tenisin e femrave, Maria Sharapova rikthehet me një koment të gjatë në Facebook. Sharapova nuk dorëzohet, ajo do të luftojë deri në fund dhe nuk do ta braktisë sportin që e bëri të famshme. Këtë e konfirmon vetë tenistja ruse e cila shprehet se mbetet e vendosur për të zbritur sërish në fushë dhe do të vazhdojë të luajë nëse do të ketë mundësinë ta bëjë një gjë të tillë. “E kam kaluar pasditen duke lexuar mesazhet e miqve të mi por jam shumë krenare edhe për fansat sepse pas deklaratës më kanë mbështetur”. “Dua t’ju them se fjalët tuaja më kanë rikthyer buzëqeshjen. Më pëlqen të rikthehem të luaj”.