Shala uron Majlinda Kelmendin NULL NULL 25.06.2015 14:22 25.06.2015 14:22 Ministri i Kulturës, Kujtim Shala ka uruar xhudisten e Kosovës Majlinda Kelmendin, e cila nga Federata Evropiane e Xhudosë është shpallur si xhudistja më e mirë në Kontinentin e Evropës për vitin 2014. Shala e cilësoi këtë ajm si jashtëzakonisht të mirë për sportin e Kosovës. “Ky sukses i Majlindës, është një mirënjohje për të dhe për Kosovën, por edhe një dëshmi se Kosova ka sportistëcilësorë, ndaj hapja e rrugëve për ta, që të dëshmojnë vetën në arenën ndërkombëtare, mbetet prioritet i yni” tha Shala.