Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala takon Hasanin e KOK-ut

NULL NULL
06.05.2016 15:18

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin, me të cilin biseduar rreth zhvillimeve në sportin e Kosovës dhe veçmas rreth aktiviteteve të KOK-ut, si dhe përgatitjeve që po bëhen për pjesëmarrjen e Kosovës sivjet në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit.

Shala dhe Hasani folën rreth anëtarësimit të Kosovës në UEFA, me çka sporti i Kosovës po e përmbyllë procesin e ndërkombëtarizmit.

Ministri i Sportit  u shpreh se institucionet kosovare janë të përkushtuara që të përkrahin dhe ndihmojnë sportin e Kosovës. Në funksion të kësaj, u shpreh Shala, MKRS-ja për punon në shumë drejtime për të përmbushur standardet e kërkuara, në legjislacion dhe infrastrukturë, në mënyrë që Kosova të prezantohet sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme