Shala: Opozita iu frikësua ballafaqimit me Kurtin (VIDEO) NULL NULL 31.12.2025 09:00 31.12.2025 09:00 Opinionisti Azdren Shala ka kritikuar ish-opozitën për paraqitjen e tyre në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në emisionin “Ora Shtatë”, Shala tha se ish-opozita është frikësuar t’i bëjë ballë kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, transmeton Klankosova.tv. “Problemi është se opozita nuk e ka bërë atë që e kanë bërë opinionistët. Me më pasë dëgju mua opozita çka kam fol këtu që një vjet, ata e kishin ballafaqu Kurtin, nuk e kishin ulur kokën. Ta kish bë këtë opozita prej 9 shkurtit kundrejt Albin Kurtit, sot do të kishin tjetër rezultat, por s’e kanë bo, janë tut”, tha Shala.