Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shala: Fitoret e Majlindës dhe Norës në Rusi, lajm historik

NULL NULL
21.04.2016 19:17

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë dhe Nora Gjakovën për fitoren e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Kazan të Rusisë.

Shala ka uruar edhe Përfaqësuesen e Kosovës në xhudo që po qëndrojnë në Rusi, drejtuesit e Federatës së Xhudos, sportdashësit dhe tërë qytetarët e Kosovës, ngase suksesi i xhudisteve tona shënon një sukses edhe të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

“Fitoret e Majlindës dhe Norës në Rusi përbëjnë një lajm historik dhe të jashtëzakonshëm jo vetëm për sportin por në përgjithësi për shtetin e Kosovës. Suksesi i Majlindës dhe Norës në Kampionatin Evropian na bën krenar të gjithëve në Kosovë, dhe është një dëshmi se Kosova ka sportistë cilësorë, ndaj pjesëmarrja me sportistë sa më cilësorë në garat ndërkombëtare, mbetet prioritet i yni”, tha Shala, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme