Shaip Beqiri, fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu” NULL NULL 14.06.2016 15:56 14.06.2016 15:56 Shkrimtari Shaip Beqiri është shpalluar sot fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu”, të cilin e ndan kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri për arritje të veçanta në letërsi. Fituesi është përzgjedhur nga juria e konkursit letrar ‘Beqir Musliu’, në përbërje Nexhat Rexha, Albina Idrizi, Hasan Bunjaku, Ramadan Mehmeti e Sadete Tërnava Osmani. I pari i Gjilanit ka uruar shkrimtarin Shaip Beqiri, për të cilin tha se ka dhënë kontribut të madh në lëminë e letërsisë, derisa ka qenë miku më i ngushtë i shkrimtarit të famshëm gjilanas, Beqir Musliu. “Ideator i këtij çmimi është Ars Clubi “Beqir Musliu” nga Gjilani dhe ndahet për here të dhjetë nga Komuna e Gjilanit. Shkrimtari Shaip Beqiri jeton dhe vepron në Zvicër, derisa ka qenë redaktor shumëvjeçar i kulturës në disa media të Kosovës, transmeton Klan Kosova.