Shahisti Hans Niemann ‘ka të ngjarë të ketë mashtruar’ në më shumë se 100 lojë NULL NULL 05.10.2022 08:22 05.10.2022 08:22 Shahisti Hans Niemann është duke u akuzuar nga kampioni i botës Magnus Carlsen për mashtrim, megjithëse asnjë provë nuk është paraqitur. Tani një hetim nga Chess.com thotë se ka të ngjarë që Niemann të ketë mashtruar “shumë më shpesh” sesa e ka pranuar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Por nuk është prezantuar asnjë provë se ai kishte mashtruar në lojën e tij kundër Carlsen. Amerikani e ka pranuar se ka mashtruar në lojëra joformale kur ishte më i ri, por mohon ta bëjë këtë në lojëra konkurruese. 19-vjeçari, i cili është kontaktuar nga BBC për koment, ka akuzuar më parë Carlsen dhe Chess.com se po përpiqen t’i shkatërrojnë karrierën e tij. klankosova.tv