Sfida me pastërtinë: Gërmia me ujë “të keq”, qytetarët “kallen” (VIDEO) NULL NULL 24.07.2025 20:17 24.07.2025 20:17 Më 8 korrik i hapi dyert sefte për këtë vit, e kur kaloi veç një javë, Pishina e Gërmisë u mbyll për katër ditë me arsyetimin që do të kryheshin analizat e ujit, e madje edhe testimi i pompave të filtrimit. Të shtunën e 19 korrikut ajo u rihap, por kësaj radhe nuk e priti njëjavorin. Vendi i vetëm publik për freskim i kryeqytetit, doli jashtë funksioni këtë të enjte, kjo me urdhër të inspektoratit sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë. Qytetarët që nuk patën haber për këtë ia mësynë këtij vendi, por u kthyen mbrapsht. Ndërkaq, pasditen e sotme tek pishina e Gërmisë u panë dy persona që po e pastronin ujin. Për më tepër, ndiqni kornikën e përgatitur nga Klan Kosova: