“Sezoni më i mirë në karrierë”, Neki Emra thotë se dasmat janë ‘lloj menaxhimi’ (VIDEO) NULL NULL 25.10.2025 11:53 25.10.2025 11:53 Në “Weekend” në Klan Kosova, këngëtari Neki Emra ka sjell një rrëfim interesant, duke dhënë detaje nga jeta e tij personale, vdekjen e babait, sfidat për t’u bërë prindër, e ndër tjerash foli edhe për sezonin e dasmave. Sa i përket menaxhimit të situatave në dasma, Emra tha se e ka një qetësi dhe një pjekuri të mjaftueshme që ta menaxhojë çdo situatë. “Ka qenë sezona më e mirë në karrierën time, asnjëherë nuk kam pasur verë më të dendur. Jam falënderues ndaj atyre që më kanë besu me iu këndu në dasma. Është një besim tepër i madh”, tha Emra. Ai përmendi një nga situatat që i kishte ndodhur në një dasmë, kur nuses nuk kishte mundur t’i vinte babai në ahengun e dasmës. Për të kuptuar se si e kishte marrë situatën nën kontroll, ndiqeni videon në vijim: