Sezoni i tretë i “Atlanta” do të dalë më 2022 NULL NULL 14.08.2021 16:08 14.08.2021 16:08 Sezoni i tretë i shtyrë i serisë “Atlanta” do të jepet më 2022, sipas bosit të FX-it, John Landgraf. Xhirimi i serisë së lavdëruar është shtyrë shkaku i kufizimeve që kanë ardhur si pasojë e koronavirusit. Mirëpo, Donald Glover e kishte ndarë një fotografi në set gjatë muajit prill, duke bërë të ditur nisjen e ditës së parë të xhirimeve. “Nuk e kemi mbyllur orarin për sezonin e tretë, ende”, ka thënë Langraf për The Wrap. “Por kanë mbaruar xhirimet. Është xhiruar kryesisht në Evropë, dhe është në post-produksion. Por është një proces i gjatë i post-produksionit lidhur me këtë”.