Sevilla i ofron Sergio Ramosit një ofertë pesë vjeçare NULL NULL 11.06.2021 13:25 11.06.2021 13:25 Klubi i Sevillas i ka ofruar lojtarit të Real Madridit, Sergi Ramos, një ofertë për t`u transferuar në këtë klub, përderisa i ka mbetur edhe pak javë deri në përfundim të kontratës. Sevilla është gati të mirëpresë Sergio Ramos duke i ofruar mbrojtësit një marrëveshje pesë vjeçare, sipas El Primer Palo. Ramos erdhi përmes nivelit të të rinjve të Sevillas, para se të bashkohej me Real Madridin më 2005, duke u bërë një legjendë e klubit në Santiago Bernabeu, raporton Goal, përcjell Klankosova.tv. Megjithatë ai është jashtë kontratës në Real këtë muaj dhe mund të kthehet te Sevilla, e cili thuhet se ka ofruar një marrëveshje që do t’ia mundësonte atij të luante deri në moshën 40 vjeçare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025