Sesko mungon ndaj Kosovës NULL NULL 10.11.2025 18:35 10.11.2025 18:35 Ashtu edhe siç ishte pritur, sulmuesi i Sllovenisë, Benjamin Sesko nuk është grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për botëror ndaj Kosovës dhe Suedisë. Sulmuesi i Manchester United, u lëndua në ndeshjen ndaj Tottenhamit në fundjavë, ku parashikimet e para ishin që ai do të mungonte ndaj Kosovës. Ky po që është lajm i mirë për Kosovën, e cila ndeshjen e rradhës dhe ndoshta më të rëndësishmen në grup do ta luaj ndaj Sllovenisë, ku me një barazim mund të siguroj të paktën Playoffin dhe gjasat për tu kualifikuar në botëror./Klankosova.tv