Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serwer: Në kohën e Trumpit, Thaçi e Vuçiqi donin ta ndanin Kosovën – nuk shoh gatishmëri për normalizim në dialog

NULL NULL
26.06.2024 12:28

Profesori amerikan në Universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Serwer, ka marrë pjes në diskutimin “e ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja në proces dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe ShBA”.

Serwer tha se për sa i përket Kosovës, më mirë do të ishte që në krye të ShBA-së të zgjidhej sërish presidenti aktual, Joe Biden, sesa ish-presidenti Donald Trump.

“Gjëja më e mirë për zgjedhjet amerikane është se askush nuk i di rezultatet derisa të përfundojnë zgjedhjet. E dimë dallimin mes Bidenit dhe Trumpit për Ballkanin. Bideni e ruan integritetin e shteteve. Trumpi dallon. Ka negociuar me Thaçin dhe Vuçiqin për ndarjen e Kosovës. Por jo vetëm për ndarjen e Kosovës. Po të ndahej Kosova, Bosnja do të ishte në rrezik, Mali i Zi po ashtu, madje edhe Maqedonia e Veriut. Unë mendoj që Bideni do të ishte shumë më i mirë sesa Trumpi sa i përket Ballkanit”, ka thënë Serwer.

Ndërsa, për sa i përket çështjes së dialogut, Serwer tha se nuk sheh gatishmëri për normalizim politik nga asnjëra palë.

“Që nga vitin 2013 ka pasur progres në zbatimin e marrëveshjes teknike, mirëpo nuk ka pasur pothuajse asnjë për sa i përket arritjes së synimit për normalizimin politik. Edhe progresi më i hershëm është kthyer prapa. Beogradi me zotimet e vitit 2013, komunitetet ne komunat me shumicë serbe kanë bërë bojkotin, Serbia bëri çfarëdo pune që të pengojë njohjen e Kosovës dhe të pengojë anëtarësimin në Këshill të Evropës”.

“Prishtina nuk ka bërë asgjë për të implementuar zotimin e vet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Marrëveshjet janë për të dy palët. Lajçak është munduar që të ushtrojë presion ndaj Prishtinës që të themelojë Asociacioni, por pa sukses. Marrëveshja parasheh edhe obligime për Beogradin, në vend se t’i përmbush ato, Serbia vendos që t’i përkeqësojë gjërat dhe më shumë të paraqes dhunë me kidnapimin e dy policëve, sulmin e paqeruajtësve të KFOR-it në Kosovë me organizmin e sulmeve terroriste”, ka thënë Serwer, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.