Hodaj-Sadikut: Ke bërë gabim trashanik si person i akredituar nga UEFA, re ndesh me rregullat e tyre NULL NULL 28.06.2024 21:46 28.06.2024 21:46 Gazetari, Arlind Sadiku dhe avokati Taulant Hodaj Avokati, Taulant Hodaj është shprehur se gazetari, Arlind Sadiku ka bërë një gabim me bërjen e simbolit të shqiponjës, pasi kjo bie ndesh me rregullat e UEFA-së. Hodaj thotë se tifozët janë të lirë të bëjnë simbole apo edhe thirrje fyese, po një person i akredituar nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian si UEFA, jo, njofton Klankosova.tv. “A ke pasur akreditim, po. Akreditimi ka rregulla, në bazë të këtyre rregullave ti ke qenë një person i akredituar dhe është dashtë të dish se çfarë parashihen në rregullat e UEFA-s”, tha Hodaj. “Ndodh që ua kanë shpjeguar se cilat janë ato rregulla, ndodh që edhe jo, ndoshta e keni nënshkruar duke thënë ata se keni njohje mbi këto rregulla”. “Unë mendoj se është cilësuar si atakim për ty si person i akredituar, jo për tifozët, se tifozi ka pasur drejt ta bëjë, por jo ti si person i akredituar”. “Unë po vuaj pasojat”, u shpreh pastaj Sadiku ndaj Hodajt. “I vuan pasojat se ke bërë gabim trashanik për UEFA-n”, tha Hodaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.