Seritë më të mira për vitin 2022 sipas BBC-së NULL NULL 26.12.2022 19:50 26.12.2022 19:50 BBC-ja e ka publikuar një listë fundviti me seritë më të mira të 2022-tës. Të parën e ka vënë serinë “The Bear”, një seri nga Hulu, që bën fjalë për një shef kuzhine që pas vetëvrasjes së vëllait të tij kthehet nga New Yorku në vendlindjen e vet, Chicago, për ta udhëhequr dyqanin e sandviçëve që e ka në pronësi familja e tij. Better Call Saul është renditur e dyta. Spinoffi i hit-serisë tjetër, Breaking Bad, flet për Jimmy McGillin që ishte shndërruar nga një qëllimmirë me të meta në një avokat të prishur. Abott Elementary e ka zënë vendin e dytë. Kjo serie komike përqendrohet në të hequrat dhe vuajtjet e një grupi eduaktorësh në një shkollë të financuar mangët në Filadelfia. Më poshtë gjeni listën e plotë ku BBC-ja i ka renditur seritë më të mira sipas ekipit të tyre.: The Beat Better Call Saul Abbott Elementary The Rehearsal Industry Big Boys Andor Atlanta Bad Sisters Sherwood Borgen: Power and Glory Stranger Things 4 Station Eleven Derry Girls Inventing Anna Pachinko Search Party Somebody Somewhere Severance Top Boy This is Going to Hurt