Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbia vazhdon dominimin

NULL NULL
08.09.2015 16:30
Islanda është e treta përfaqësuese që mposhtet nga Serbia, pas Spanjës dhe Gjermanisë.

Përfaqësuesja serbe në basketboll ka mposhtur edhe Islandën, në ndeshjen e tretë të saj në EuroBasket, me rezutat 93 – 64.

Islandezët nuk ishin kundërshtarë të denjë për të përzgjedhurit e Aleksandar Djordjeviqit të cilët mbajtën kontrollin e ndeshjes gjithë kohën.

Nedoviq ishte lojtari më i dalluar i Serbëve me 15 pikë dhe tre topa të vjedhur, ndërsa tek islandezët Gunnarsson shënoi 18 pikë.

Ndeshja tjetër e përfaqësuese serbe do të jetë ndaj Turqisë, të mërkurën, ndërsa përballet me Spanjën.

lajme të ngjashme