Serbia nuk ndalet së lobuari kundër Kosovës (VIDEO) NULL NULL 10.07.2026 20:28 10.07.2026 20:28 Serbia po vazhdon të lobojë kundër Republikës së Kosovës kudo e kurdo që po mundet. Fushatën anti-Kosovë po e bëjnë paralelisht presidenti, por edhe kryeministri serb. Gjuro Macut këtë të mërkurë shtroi drekë pune për ambasadorë të më shumë se 20 shteteve të akredituara në Beograd, ku nuk munguan Irani e Rusia, për t’i falënderuar për mosnjohjen e Kosovës shtet të pavarur. Këtë fushatë, kundër shtetit që e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, të premten e vazhdoi edhe presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, duke falënderuar Meksikën që nuk krijon raporte bilaterale me republikën kosovare. Kronika më poshtë sjell detaje: