Sigurimi në QKUK: Mbi 60 punëtorë u larguan nga puna (VIDEO) NULL NULL 10.07.2026 20:45 10.07.2026 20:45 Kontrata e re për sigurimin fizik të objekteve në QKUK, u nënshkrua pak ditë më parë. Megjithatë, mbi 60 punonjës kanë mbetur pa punë, çka u konfirmua edhe nga sindikalistët, raporton Klan Kosova. Sindikata e Sektorit Privat është e njoftuar për këtë ndryshim, teksa thotë ata u larguan nga puna pa paralajmërim, e për faj riorganizimit nga QKUK. Jusuf Azemi thotë se për këtë ka zhvilluar takime me menaxhmentin spitalor por edhe ka dërguar shkresa, për rikthimin e tyre në punë. QKUK, këtë ri-organizim thotë se po e bën për shkak të avancimit elektronik të evidencave. Tutje QKUK thotë se nuk i ka larguar punëtorët e sigurimit nga puna. Ndiqeni kronikën e plotë: