Serbia mposhtet nga Danimarka NULL NULL 08.09.2024 20:16 08.09.2024 20:16 Serbia mposhtet nga Danimarka Danimarka e ka shënuar edhe fitoren e dytë në UEFA Nations League. Kësaj radhe ‘viktimë’ ishte Serbia, që e mundi me rezultat të pastër 2:0. Golat për danezët i realizuan Albert Gronbek, në minutin e 36-të dhe Yussuf Poulsen, në të 61-tin. Danimarka në xhiron e parë e mposhti Zvicrën me rezultat po me rezultat 2:0, ku Granit Xhaka u përjashtua me të kuq. Sonte Zvicra do ta ketë një përballje tejet të fortë kundër Spanjës./Klankosova.tv