Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbia me investime të mëdha në Kosovë

NULL NULL
30.05.2016 11:15

Qeveria e Serbisë po vazhdon me ndëritme dhe investime të shumta në territorin e Kosovës.

Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka deklaruar në një intervistë të tij në TV Pink se investimet për serbët e Kosovës nuk do të ndalen dhe se qindra shtëpi të tjera do të ndërtohen, bashkë me rrugë, shkolla dhe spitale, njofton Klan Kosova.

“Një nga sfidat më të mëdha për qeverinë tonë të re është lufta për të ruajtur interesat tona në Kosovë dhe ne jemi krenar për faktin se Partia Progresive Serbe ka fituar më shumë se 69 për qind përkrahje në provincën jugore serbe (Kosovën) dhe kjo na obligon që të vazhdojmë edhe më fuqishëm punën për njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka folur edhe për bisedimet me Kosovën në Bruksel. Ka thënë se ekipi serb është treguar i suksesshëm karshi atij kosovar dhe se Serbia nuk ka humbur asgjë në Kosovë.

klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.