Serbia furnizohet me sistemin anti-dronë rus, Vuçiq mburret NULL NULL 14.02.2024 16:47 14.02.2024 16:47 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se janë pajisur me sistemin rus anti-dronë i njohur si “Repelent”. Ai sot vizitoi hapësirat e pajisjeve të cilat u prezantuan për herë të parë para publikut serb, në ekspozitën e armëve dhe pajisjeve ushtarake serbe, në kompleksin e kalasë së Nishit, shkruan B92, transmeton klankosova.tv. Sipas tyre “Repelent”, është një sistem rus që mund të shtypë ose shkatërrojë tufat e zbulimit, spiunimit të mjeteve ajrore pa pilot dhe dronëve, në një territor prej 30 kilometrash. “Ka ardhur Repelent. Ky është Repelent. Nuk është aq i fortë sa Krasuha, por është i shkëlqyer”, theksoi Vuçiq. Sistemi peshon më shumë se 20 tonë.